Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dënohet me 22 vite burg Arbër Paplekaj

0

Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn duke e shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 2021.

Ish-efektivi i RENEA-s, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku dëgjoi verdiktin. Ndërkohë prokuroria në seancën e 29 qershorit kërkoi dënimin me 25 vite burg.

Ish-polici Arbër Paplekaj mbërriti paraditen e sotme në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie. 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.

Perplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu