Yuri Kim, pjesë e krimit shtetëror…

0

Shkruan Ismet Drishti

Me apo pa dashje, me apo pa dijeni Ju zonja Ambasadore ishit prezent në një skenë krimi te dënueshëm nga çdo gjykatë në botë. Më poshtë do të rendis me fakte të gjitha provat!

Dje ne pallatin e koncerteve që në fakt vazhdon të përdoret për atë që u krijua, si Pallat Kongresesh, zoti Rama kreu krimin e radhës duke urdhëruar administratën shtetërore që të mblidhej aty jashtë orarit zyrtar të punës për  të dëgjuar përroin e tij të rradhës e jo vetëm kaq por u vuri edhe zinxhir dyerve që të mos ti linte të dilnin.

Kjo është as më shumë e as më pak po pengmarrje personi një krim shumë i rëndë i dënueshëm në mbarë botën. Në Kodin Penal Neni 109: Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit… për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në 20 vjet!

Nëna dhe gra që u detyruan kundër vullnetit të tyre të linin fëmijët në kopshte e çerdhe, jashtë, të pakujdes, të pangrënë ndoshta e të pandërruar. Për Edi Ramën kjo nuk përbën problem pasi nuk e ka ditur kurrë se çfarë është familja e çfarë detyrimesh kanë familjarët.

Nuk ka problem nëse fëmijët rrinë pa kujdesin prindëror pasi nuk e ka bërë ndonjëherë vete meqenëse jetën ja ka kushtuar problemeve Globale. Por për ne vdekatarët e zakonshëm që nuk na plas trapi fare po fare për axhendat globale të Sorosit e Ramës, familja dhe kujdesi ndaj fëmijëve përbën problem shumë më të madh se kapja e drejtësisë. Po them kapja e drejtësisë sepse nëse do kishim një drejtësi të pavarur, zoti Rama do ishte sot në dyert e SPAK duke u hetuar për pengmarrje personi.

Sikur të mos mjaftonte kjo zonja Ambasadore, Ju këtë krim të shëmtuar e quajtët sukses të qeverisë! Mbrojtët krimin, me ose pa dashje, me apo pa dijeni. Në te gjitha rastet ju ishit bashkpunëtore në krim. Në vetë të parë ju deklaruat – citoj: Më duhet të hamendësoj që nga turme, në fakt nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë ështe shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që në fakt tejkalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë duhet t’ju përgëzojmë e t’ju nxisim. Është vërtetë e stërmadhe!

Zonjë e nderuar, çfarë do kishte ndodhur në vendin tuaj nëse do I kisht mbyllur me zor njerëzit brenda një salle? Përgjigjuni zonja Ambasadore, Ju që këtë  krim të pengmarrjes e quajtët sukses të stërmadh!

Nuk ka ndodhur kurre një pengmarrje  një turp i tillë. Por siç e thotë edhe Kryeministri – Nuk keni parë gjë akoma!

Zoti Kraja, ju takon Juve që të ndërmerrni menjëherë një hetim kryesisht për ketë krim të rëndë. Zoti Kraja dua të besoj se jeni me të vërtetë I pavarur dhe keni guximin e duhur për të kryer një veprim të tillë që do të përbënte skandal në të gjithë botën. Edhe në vendet më të humbura të afrikës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu