Shkruan Myslim Murrizi
Nuk u habita fare kur lexova një “urim” të Ambasadës Amerikanë për 29 nëntorin si dita e “çlirimit” të Shqipërisë.
Mu forcua akoma më shumë bindja që komunizmin dhe bandën barbare komuniste në pushtet nga viti 1944 deri në vitin 1990 e kane mbështetur nën rrogoz në kuadër të “luftës” së ftohtë mes kampit socialist dhe atij kapitalist, vetë amerikanët.
Nga viti 1955 Shqipëria ishte anëtare e OKB dhe kurrë OKB nuk bëri asnjë rezolutë apo deklaratë ku formalisht të dënonte krimet monstruoze të regjimit bastard komunist në Shqipëri.
Nuk po merrem fare me datën a u “çliruam” më date 28 apo me date 29 se de fakto shqiptarët nuk gëzuan asnjë ditë në 45 vite komunizëm, kështu që nuk di se çfarë festojnë realisht kur nga data 28 apo 29 nëntor 1944 për Shqiptaret filloi një terror i kuq i një grushti njerëzish fundërrina mbi çdo qytetar qq nuk ishte dakord me idetë e tyre.
Madje kjo masakër gjakatare nuk kurseu as vetë tufën e qelbësirave që filluan të vrasin njeri-tjetrin për karrige e për pushtet, duke filluar nga komunisti Koçi Xoxe themelues i Partisë Komuniste deri tek gjakatari Mehmet Shehu e Kadri Azbiu.
E Nderuar Zj Nancy
Para se të urosh në hava festën e “çlirimit”, mirë do ishte ti hidhje një sy këtyre shifrave e pastaj të mendoje më me gjakftohtësi.
Dhe të këshilloj që ti vendosesh syzet jo vetëm në sy por edhe në tru, që jo vetëm t’i lexosh por të përpiqesh të kuptosh se çfarë është “çlirimi” për shqiptarët dhe pas “çlirimit” kush e sundoi Shqipërine nën emrin qeveri.
Ky regjim bastard Zj Nency ka vrarë 5548 shqiptarë.
Ka burgosur për pikëpamje politike apo pse kane ëndëruar vendin tuaj 14363 shqiptarë.
Kanë vdekur nëpër burgje, pra janë vrarë në burgje 987 shqiptarë.
Kanë lajthitur nga torturat monstruoze të xhelatëve komunistë hetues që një pjesë të këtyre fundërrinave i keni katapultuar ne krye të drejtësisë së “re” 308 shqiptarë.
Kane internuar duke i rrëmbyer nga shtëpitë e tyre e degdisur në qendra internimi 21401 shqiptarë.
Kanë vrarë ne kufi 1200 shqiptare që kanë tentuar të arratisen nga regjimi monstër, drejt Perëndimit me një ëndërr në mendje për të ardhur ne vendin që ju perfaqësoni sot.
Nuk po zgjatem më me vuajtjet e pothuajse të gjithë shqiptarëve nga një fukarallik i tmerrshëm apo nga frika në palcë se mos harronin te thonin që nuk ka djathë në dyqan e perfundonin në burg me keq se burgu juaj i Guantenamos për terroristet, edhe pse ishin burra dhe gra që punonin gjithë ditën për një pagë minimale sa për të blerë 2 bukë misri në ditë.
Prandaj e nderuar Zj Nancy a ka mundësi të mos na fyeni edhe injorancën me këtë “urim” hipokrit që është një lëpirje e pështirë e radhës ndaj komunizmit???
Mjaft i shërbyet xhelatëve dhe bastardëve që për 45 vjet masakruan popullin e tyre.
Mjaft përkrahët fundërrinat e atij sistemi duke e shndërruar Ambasadën e SHBA si vend punësimi e vend strehimi për këlyshët e gjakatarëve komunistë duke filluar nga ish shoferi i diktatorit e deri tek ish sigurimsat dhe bijtë e nomeklaturës së kuqe.
Jo të gjithë shqiptarët janë servilë ndaj çdo broçkulle që del nga goja juaj dhe jo te gjithë jemi të “tredhur” e të trembur nga emri i vendit që ju perfaqësoni, kur shikojnë se ju jeni mbështetës të persekutorëve shqiptarë.
Festa e “çlirimit “ të Shqipërise apo shqiptarëve ngjan gati si dy pika uji me “ festën” e “çlirimit” të Afganistanit kur u larguan trupat Amerikanë më 31 gusht 2021 nga Kabuli dhe Afganistani ra në duart e Talebanëve.
Nëse ju mendoni se po uroni shqiptaret për ditën e “çlirimit”, atëher sipas këtij modeli Zj Nancy duhet të uroni ju dhe liderët e vendit tuaj çdo 31 gusht, edhe qytetarët afganë që u “çliruan” nga ju e tani po jetojnë të “lirë” e të “qetë” nën regjimin taleban.