Idajet Beqiri, i dënuar 4 herë me burg, mashtrues që hiqet si avokat, përjashtohet nga drejtësia

0

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka demaskuar avokatin Idajet Beqiri. Prençi iu bën thirrje mediave të ndalojnë dhënien e hapësirës ndaj një të përjashtuari nga sistemi i drejtësisë dhe një ish-të dënuari për vepra të ndryshme penale.

Ai shkruan se Beqiri është një person i dënuar 4 herë me nga 3 deri në 14 vite burg ndërsa thekson se së fundmi i është hequr licenca e Avokatit pasi ka mashtruar disa të moshuar duke iu marrë para dhe më pas ka refuzuar t’iu përgjigjet telefonatave.

Teksa e cilëson si mashtrues dhe matrapaz, në mesazhin e tij në Facebook, Prençi thekson se Beqiri është shpallur fajtor nga Gjykata për falsifikim dokumentesh zyrtare.

“Kujtesë për të gjitha Televizionet dhe Programet e tyre, që e ftojnë për analiza dhe opinione herë si Avokat e herë si Kryetar Partie.

Një person i dënuar 4 herë me nga 3 deri 14 vite burg dhe i përjashtuar përgjithmonë nga Sistemi i Drejtësisë e së fundmi i hiqet dhe licenca e Avokatit pasi ka mashtruar disa të moshuar duke ju marrë lekët për shërbim avokatie dhe duke ju mbyllur më pas telefonin.

Vëmendje nga qytetarët për të tillë mashtrues e matrapaz. Idajet Tallavaja me gam game e ham hame!”, shkruan Prençi në rrjetet sociale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu