Sali Berisha “çan rrethimin”/ Pas Gjermanisë drejt Italisë

0

Pas muajsh të tërë izolimi, Sali Berisha duket se ka vendosur të “arratiset” jashtë vendit. Ndonëse me masë sigurie, Prokuroria e Posaçme i dha leje që të shkojë në datën 3 në Gjermani, ku do të marrë pjesë në një eveniment.

Por ky nuk do të jetë takimi i vetëm jashtë vendit, pasi PD ka njoftuar pak më parë se Berisha do të jetë në Itali me datë 9. Sipas njoftimit, ai do të zhvillojë një takim me emigrantët atje.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali. Datë 9 Shkurt, Ora 13:00, ROMË, ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM”, shkruan PD.

Berisha “çan rrethimin”/ Pas Gjermanisë,

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu