Prokurorja Alma Bramo e Prokurorisë së Matit do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.
Prokurorja Alma Bramo e Prokurorisë së Rrethit Mat do të përballet të martën më 31 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifkimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.
Prej vitit 2000, Alma Bramo ka punuar si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lushnjes dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Bramo u emërua prokurore në nëntor të vitit 2015 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin në Prokurorinë e Rrethit Mat.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Alma Bramo nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].