Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka lënë në pritje kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili kishte shkuar për ta mirëpritur.
Kjo ndodhi kur presidenti rumun mbërriti në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Viktor Orban ishte në pritje të Klaus Iohannis në tapetin e kuq. Kur lideri nga Bukureshti doli nga limuzina zyrtare, ai nuk shkoi direkt te pritësi. Ai u kthye, shkoi në pjesën e pasme të makinës dhe shkëmbeu disa fjalë me shefin e protokollit nga Cotroceni, që po e shoqëronte.
Kryeministri hungarez qëndroi aty, duke pritur që të vihej re. Në një moment, ai madje u kthye dhe u hodhi gazetarëve një vështrim të hutuar. Ky moment i sikletshëm zgjati gati 20 sekonda, një “përjetësi” në qarqet diplomatike.