Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Report Tv sjell pamjet teksa Naço futet në SPAK, por ende nuk dihet arsyeja përse është paraqitur deputeti socialist.
Nasip Naço ka qenë edhe Ministër Drejtësie gjatë periudhës 2013-2015, ndërsa në vitet 2011 – 2012, ai ushtroi detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.