Javën e ardhshme presidenti Donald Trump do të takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Lajmi është dhënë nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka bërë me dije se Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale, të mërkurën në orën 11:00.
“Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.